Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se nuk pret asgjë nga vazhdimi i dialogut sot në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës.
Bërnabiç u shpreh se Prishtina nuk ka asnjë gatishmëri për marrëveshje, shkruan N1.
“Fatkeqësisht, nuk kam asnjë pritshmëri nga takimi. Nuk e shoh se si do të ndryshojë kjo dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit. Nuk e shoh gatishmërinë e Prishtinës”, u tha Brnabiç gazetarëve.
Sipas saj, Prishtina është shpërblyer për mos zbatimin e marrëveshjes së Brukseliut, në të cilën përfshihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Bërnabiç theksoi se Prishtina ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit edhe gjatë vitit 2022, duke ua mohuar dy herë të drejtën serbëve për të votuar në zgjedhjet e shpallura nga Beogradi./abcnews.al