Bërnabiç: Kurti është fanatik në ideologji, dialogu duhet të jetë prioritet i tij

schedule22:18 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 22:18 - 24 Dhjetor, 2021

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, u ka bërë apel faktorëve ndërkombëtar që ta rikthejnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në tryezën e diskutimeve në Bruksel.

Bërnabiç për median Jedinstvo ka thënë se “Kurti është fanatik në ideologji”, ndwrsa ka vlerësuar se gjendja ekonomike në Kosovë përmirësohet vetëm me arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë.

Megjithatë, Bërnabiçi ka kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si parakusht për vazhdim të dialogut.

“Nuk e shoh fare opsionin që të kthehemi tani, në periudhën para vitit 2013, të anulojmë të gjitha marrëveshjet dhe gjithçka që kemi përmbushur, kur Prishtina nuk ka përmbushur asgjë”, tha Brnabiç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!