Berlusconi do Salvinin kryeministër

schedule15:17 - 5 Prill, 2018

schedule 15:17 - 5 Prill, 2018

Në Itali vazhdojnë ende bisedimet mes liderëve të partive për krijimin e qeverisë së re. Ish-kryeministri italian Belusconi këmbëngul për një ekzekutiv të qendrës së djathtë dhe me Salvinin kryeministër.

Lideri i Legës, Matteo Salvini, kërkon një qeveri të qendrës së djathtë që përfshin dhe lëvizjen Pesë Yjet. Por ai këmbëngul se kërkon një qeveri që të kryejë mandatin e saj pesë vjeçar dhe se do i drejtohet Parlamentit vetëm kur të ketë votat e duhura. Deklarata e Salvinit vjen pas takimit me presidentin Italian Matarela në ditën e dytë të bisedimeve për krijimin e qeverisë së re në vend.

Pak para tij dhe partneri në koalicionin e qendrës së djathtë, lideri i Forza Italia, Silvio Berluskoni, u takua me kreun e shtetit duke kërkuar një qeveri pa populizma dhe me kryeministër Salvinin. Nga ana e saj Partia Demokratike këmbëngul se do të qëndrojë në opozitë.

Lideri i Legës dhe kandidati për kryeministër nga qendra e djathtë i ka kërkuar dhe një herë lëvizjes me pesë yje që të ndryshojë linjën e saj dhe të pranojë të jetë pjesë e një ekzekutivi të qëndrueshëm.

Nga ana e tij ish-kryeministri Berlusconi bëri të qartë se qeveria duhet të nisë nga ata që kanë fituar zgjedhjet pra qendra e djathtë. Para gazetarëve, ai u shpreh për bisedën me kreun e shtetit, të cilit i kishte shprehur urgjencën për tu përballur sa më parë me problemet e italianëve.

Ndërkohë gjatë pasidtes pritet që të jetë Lëvizja Pesë Yjet që do të bisedojë me presidentin Matarela, duke pasur parasysh që sot skadon dhe afati për raundin e parë të negociatave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!