Berlusconi bën sot tamponin e dytë për Covid-19, pritet të dalë më në fund nga karantina

schedule09:45 - 7 Tetor, 2020

schedule 09:45 - 7 Tetor, 2020

Silvio Berlusconi mund të dalë ditën e sotme nga karantina.

Lideri i Forza Italia rezultoi negativ në testin e bërë të martën dhe sot ai do t’i nënshtrohet një të dyti. Nëse përgjigja rezulton sërish negative, ish-kryeministri italian mund ta konsiderojë veten përfundimisht të shëruar nga koronavirusi.

Lexo edhe: Berlusconi mposht koronavirusin, përgjigja e tamponit të parë negative

84-vjeçari është infektuar që në fillim të shatorit dhe pati një rrugë disi të gjatë drejt shërimit.

Nëse tamponi i dytë rezulton negativ për Covid-19, Berlusconi do të ketë mundësinë që të marrë pjesë sonte, në dasmën së djalit të tij Luigi dhe të dashurës së tij Federica Fumagalli, në Macherio. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!