BERLIN/ Arrestohet shoferi 29-vjeçar që përplasi turmën: Emër i njohur për policinë

schedule14:46 - 8 Qershor, 2022

schedule 14:46 - 8 Qershor, 2022

Një Renault Clio ngjyrë argjendi u përplas me një turmë njerëzit në afërsi të Breitscheidplatz  në Berlin duke lënë 1 të vdekur dhe 8 të plagosur.

Sipas medieve gjermane ngjarja ndodhi rreth orës 10:26 të mëngjesit të sotëm dhe makina ishte me shpejtësi në momentin kur ndodhi aksidenti.

Shoferi i cili tentoi të arratisej u ndalua fillimisht nga kalimtarët dje më pas u arrestua nga policia.

Lexo edhe: 13 të vdekur, rastësi apo me kast? Çfarë ndodhi 6 vjet më parë në të njëjtin vend në Berlin

Mes të plagosurve ka studentë, ndërsa personi që ndërroi jetë ishte mësues.

Kush është shoferi i arrestuar 

Sipas informacioneve të policisë, ai është një 29-vjeçar gjermano-armen me banim në Berlin. Është ende e paqartë nëse burri ka vepruar me qëllim, apo nëse ishte një aksident. Aktualisht ai është duke u marrë në pyetje.

Sipas informacioneve të BILD, gjermano-armeni është i njohur për policinë, bëhet fjalë për krime pronësie.

Lexo edhe: Makina u fut mes njerëzish për 600 metra në Berlin, në turmë ishte edhe aktori i njohur

Një dëshmitar okular tha për BILD: “Papritmas dritat blu ishin kudo. Burri ishte i rrethuar nga një turmë policësh. Ai doli nga një rrugë anësore pranë Douglas me oficerët që e mbanin dhe iu dha kujdesi mjekësor fillimisht. Pas kësaj e morën me vete. Ai dukej i palëvizshëm. U arrestua”.

Incidenti i mëngjesit të së mërkurës solli kujtime të këqija pasi ndodhi në Breitscheidplatz, vendi ku vrasësi Anis Amri udhëtoi me një kamion të rrëmbyer në tregun e Krishtlindjeve në Berlin në dhjetor 2016 dhe vrau trembëdhjetë njerëz./abcnews.al/