Berisha vijon akuzat, Yuri Kim dhe zyrtarja e lartë amerikane takojnë të premten Alibeajn

schedule13:31 - 26 Prill, 2022

schedule 13:31 - 26 Prill, 2022

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfried do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor nga 25 deri më 29 prill, me ndalesa në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

ABC mëson se në takimet që do të zhvillojë Karen Donfried në vendin tonë do të jetë edhe kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Po ashtu në këtë takim do të marrë pjesë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Ky është takimi i dytë që Yuri Kim zhvillon me Alibeajn në një kohë shumë të shkurtër. Ndërkohë kujtojmë se së fundmi janë shtuar përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadores amerikane. Berisha ka hedhur akuza se Kim po ndikon në procesin e Gjykatës lidhur me drejtimin e PD-së. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!