Berisha: Vettingu shkatërroi sistemin e drejtësisë, votoj kundër. PS ndërsen SPAK, ruan dosjet në kasafortë

schedule22:17 - 3 Shkurt, 2022

schedule 22:17 - 3 Shkurt, 2022

Duke u shprehur hapur kundër zgjatjes së organeve të vetingut, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si mekanizmin shkatërrimtar të sistemit të drejtësisë. Edhe pse ndërkombëtarët kanë rekomanduar zgjatjen e institucioneve të vetingut, përmes një interviste të dhënë në emisionin “Log” në Abc Berisha ka deklaruar se do të votojë kundër, ndërsa e cilësoi drejtësinë e re si të kapur prej maxhorancës. Sipas tij institucionet e reja të drejtësisë i kanë privuar qytetarët nga një proces i rregullt gjyqësor, ndaj theksoi se nuk do bëhej kurrë bashkëfajtor i këtij sistemi.

Vetingu, mekanizmi më shkatërrimtar i sistemit të drejtësisë. Unë nuk bëhem më bashkë-fatjor të një sistemi që la Shqipërinë 100% të kapur nga narko-ekzekutivi që privoi shqiptarët nga e drejta themelore e një procesi të drejtë gjyqësor që i kushtoi këtij vendi miliarda euro për çështje civile që ka bllokuar investimet e huaja në Shqipëri. Pas 2 vitesh funksionim të Gjykatës së lartë janë mijëra dosje. U shkatërrua në mënyrën më të papërgjegjshme një sistem që kishte shumë probleme por ishte ky sistem që me arrestimin e bandave bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Nato. Me një fjalë ky sistem u  transformua i tëri në seksion të PS. A e dëgjove regjistrimin e Erion Velisë a duhet unë ti them SPAK, skape. Ai tha skape, SPAK-un e bënë në një institucion që ndërsojnë si të duan. Çfarë tha Rama, ishte e folur pa dorashka, pikërisht pse ishte pa dorashka ajo është e kapur. A u mund të pranojë unë një proces gjalli i shtrigave”, tha Berisha në emisionin “Log” në Abc.

Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, ish-kreut të  KED Ardian Dvorani dhe Ervin Pupes në lidhje me vetingun. Sipas ish-kryeministrit dosjet e tyre ruhen në kasafortë.

“Më gjej pak vetingun e Sokol Sadushit, Ardian Dvoranit dhe Ervin Pupes, atë veting e ka bërë KLGJ dhe është krejtësisht i zi,  e mban në kasafortë një Ilir Toska, ata janë për t’u proceduar, janë të gjithë peng të Ramës. Kur i thashë Bashës më thoshte mos e thuaj, po unë e thashë. Unë kam dashur të mbaj interesin publik sepse s’më detyronte të heshtja. Kush ua përgatit dosjet sot, të rinjtë e PS të rekrutuar nga Fico”. /abcnews.al