Berisha: Vendimi i Luksemburgut, ndëshkim fatal

schedule16:54 - 27 Qershor, 2018

schedule 16:54 - 27 Qershor, 2018

Ish kryeministri Berisha e cilëson vendimin e djeshëm të ministrave të jashtëm në Luksemburg si një ndëshkim fatal për kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

Ndryshe e lexon ish-kryeministri Sali Berisha vendimin e Luksemburgut për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Në një status në rrjetin social facebook ai sqaron se vendi ynë është ndëshkuar për shkak të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

“Në Luksemburg, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian pasi shqyrtuan propozimin e dytë pas vitit 2016 të Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë, hodhën poshtë këtë kërkesë dhe jo vetëm kaq, por ata nuk pranuan as hapjen e negociatave pas 6 muajve dhe as pas një viti, por kërkuan reforma të tjera dhe jo fjalë, por rezultate konkrete nga këto reforma për hapjen e tyre”.

Dy qëndrime ka patur në takimin e këshillit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian sipas ish kryeministrit Berisha.

Komisioni Europian dhe disa vende qe kerkonin miratimin e propozimit te tij per hapjen pa kushte te negociatave ose caktimin e nje date vetem me nje apo dy kushte per hapjen e negociatave. Kurse vende te tjera u shprehen kunder hapjes se negociatave pa kushte si dhe kunder caktimit te nje date pas 6 muajve apo nje viti vetem me 1 apo 2 kushte- sqaron ish-kreu qeverisë.

“Në një akt ndëshkimi shembullor të paprecedentë ndaj Ramës dhe Narkoqeverisë së tij, u vendos që për shkak të përkeqësimit të gjendjes në vend, nga 6 kushte që ishin në vitin 2016 të përcaktohen 13 kushte, të cilat duhet të plotësohen dhe vetëm në rast se plotësohen ato, negociatat do mund të hapen pas një viti e gjysëm, pra në fund të vitit 2019 siç thuhet në mënyrë eksplicite në komunikatën e takimit të ministrave”.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha ky vendim i Këshillit të Ministrave për moshapjen e negociatave as tani, as në vjeshtë, apo dhjetor të këtij viti, por vetëm pas një viti e gjysëm, pra në fund të vitit 2019, dhe vetëm në rast se janë plotësuar 13 kushtet, është vërtet ndëshkimi më i rëndë për klikën e Edvin Kristaq Ramës në pushtet.

“Ata që besuan se Edi Rama do të plotësonte 6 kushtet, dhe se tani pas dështimit të plotë ai do mund të plotësojë 13 kushtet, kanë humbur çdo lidhje me realitetin, vlerat dhe standardet e BE dhe janë shndërruar në skllevër të interesave të tyre më të ngushta dhe kockave që u hedh për të lëpirë piktori dështak”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!