Pas deklaratës për shtyp jashtë selisë blu, ish-kryeministri Sali Berisha është ulur në kafenë përballë godinës bashkë me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD dhe drejtoreshën e Komunikimit Floriana Garo.
Berisha i është drejtuar kamarierit të lokalit me batutë, të mos u shërbejë mercenarëve të Bashës, por vetëm demokratëve. “I thuaj pronarit mos u shërbe mercenarëve të Bashës, ky lokal i shërben vetëm demokratëve”, është shprehur Berisha.
Një ditë më parë në të njëjtin vend u ul kryedemokrati Lulzim Basha i cili konsumoi një kafe me gazetarët teksa pak metra larg tij mbështetësit e Berishës trokitën në dyert e godinës së partisë dhe pastaj u larguan. m.v/Abcnews.al