Berisha takon policët në protestë: S’do keni asnjë shqetësim

schedule13:00 - 26 Maj, 2018

schedule 13:00 - 26 Maj, 2018

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka takuar disa punonjës policie të angazhuar për ruajtjen e rendit në protestën e opozitës.

Ai i ka garantuar ata se nuk do të ketë asnjë përplasje mes tyre dhe protestuesve, ndërsa ka përsëritur qëndrimin e opozitës, se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet vettingut.

“Ju bëni vetting, ministri yt të mos bëjë. E drejtë është kjo? Absolutisht jo! Të bëjë vettingun ai se nuk i ndahemi. Punë të mbarë, mos kini merak, asnjë shqetësim s’do keni”– iu tha policëve, ish-Kryeministri Sali Berisha. /abcnews.al