Berisha: Synojmë fitore në 6 bashki, kandidati i Lushnjes më i fuqishmi, Gjushit i ka ikur koha

schedule21:26 - 3 Shkurt, 2022

schedule 21:26 - 3 Shkurt, 2022

Nga studioja e emisionit “Log” në Abc ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Komisioni i Rithemelimit ka hyrë në zgjedhje për të fituar të gjitha bashkitë. Në bashkinë Lushnje, Berisha tha se kandidati i Rithemelimit është më i fuqishmi. Ndalur te Durrësi, ish-kryeministri përmendi sërish Vangjush Dakon, duke thënë se atij i ka ikur koha.

Pyetje-përgjigje;

Pyetje: Ju thatë që fitoi 5 me 1?

Berisha: Jeni keqkuptuar. E kisha vetëm për Shkodrën. Rezultati për Shkodrën është 5 me 1.

Pyetje: Cilat bashki mund të fitoni?

Berisha: Ne hymë në një betejë për të fituar në të gjitha bashkitë por kemi të bëjmë me një regjim të diskredituar. në vjedhje. në shkelmim të interesit kombëtar etj.

Pyetje: Si e shikoni garën në Durrës?

Berisha: Kandidati ynë në krahasim me Gjushin është një diferencë e jashtëzakonshme. Unë e theksova dhe më parë. Peshkaqen më i madh se Gjushi s’ka hyrë në atë qytetat i ka ikur koha atij. Jam i  bindur se durrsakët do zgjedhin kandidatin që ka vlerat e tyre.

Pyetje: Po në Lushnje?

Berisha: Kandidati i PD është kandidati më i fuqishëm. Është Elton Bano është një qytetar një intelektual specialist i respektuar nga e gjithë Lushnja.

Pyetje: Pse Vora kaloi majtas si bashki?

Berisha: Vorën e dorëzoi Lul Brava, nuk dorëzohëj Vora. Një nga shërbimet më të mëdha që i  bëri Ramës është bojkoti i zgjedhjeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!