Një vit të ri por me hallin e vjetër, do të nis 2025-sa për Sali Berishën.
“Ky ishte viti i ngritjes së fuqishme të opozitës shqiptare”
Këtu nuk i referohet problemeve të tij me SPAK që si sot një vit më parë, vendosi ta mbajë në arrest shtëpie për 11 muaj. Por liria e tij, e fituar në fundin e nëntorit është e kërcënuar sërish, fill pas festës së ndërrimit të viteve.
Më 3 janar, Berisha ka përballjen e radhës më SPAK, që përmes Apelit, kërkon ta rikthejë sërish në izolimin në shtëpi.
“SPAK ka bërë dhe bën cdo përpjekje për të bërë urdhrin e Edi Ramës, por unë jam këtu për të qëendruar kundër narko-dikaturës, me gjithë potencialin tim.”
E premtja e zakonshme e konferencës së Berishës, rastisi me atë të kryeministrit Rama paralelisht nga godina Kryeministrore. Dhe kreut të PD nuk kishte shpëtuar fillimi.
Përveç fotografisë konfrencat u bashkuan tek Presidenti i zgjedhur i SHBA-s Donald Trump. Kryeministri prej kohësh flet për mbajtjen e samitit të NATO-s në kryeqytetin e shqiptarëve, në 2027, që mes lidervë pritet të jetë dhe Presidenti amerikan. Por Berisha thotë se ai do të jetë pritësi.
“Projeksionet janë të mbarë aleancës që në 2027 samiti e organizon ai që futi shqipërinë në NATO dhe jo ai që organizoi pritesta kundër NATO-s.”
Por deri në 2027, Berishës i duhet të kalojë pragun e votës së shqiptarëve më 11 maj, drejtë së cilës kreu i opozitës, do të shkojë përmes rrugës së mosbindjes civile.
” Mosbindja do të marrë forma të ndryshme, gjerë ditën e zgjedhjeve.”/abcnews.al