Berisha sulmon ministrin e brendshëm: Bastard i Enverit me tre mbiemra/ Dënimi amerikan, kreu i PD i shmanget reagimit direkt

schedule13:17 - 1 Tetor, 2024

schedule 13:17 - 1 Tetor, 2024

Lista me emrat 23 deputetëve të PD-së që përfunduan në SPAK për shkak të akteve në Parlament të hënën, ka nxitur një reagim të ashpër të kreut të selisë blu, Sali Berisha ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

“Dënoj me forcën më të madhe deklaratën e bastardit me tre mbiemra, direkt kërcënimet e tij bastardit të familjes Hoxha, kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës.”

Por deputetët nuk do të bëjnë asnjë hap pas nga rruga që kanë nisur me aktet në Parlament dhe mosbindje civile në rrugë.

 “I them këtij bastardi, sikundër Edi Ramës, edhe Enveri të ngrihej nga varri, deputetët e opozitës as nuk tremben, as nuk tuten, por janë të vendosur ta çojnë gjer në fund mosbindjen civile. I them këtij banditi të shndërruar në ministër për biografinë e tij, çlirohu nga inspirimet e diktatorit më satanik që ka njohur Shqipëria, sepse opozita dhe opozitarët do të japin ty vendin që meriton”

Por Berisha nuk u tregua aspak i ashpër për qëndrimin e ambasadës amerikane mbi aktet e opozitarëve në Parlament. Ai iu shmang një përgjigjeje direkte, duke e zhvendosur fjalën tek Salianji dhe atë cfarë ai bëri me denoncimet e tij.

“Ervin Salianji bëri një detyrë edhe ndaj partnerëve tanë përtej oqeanit, atyre që besojnë se shteti ligjor është jetik për një demokraci. Atyre që besojnë luftë kundër krimit të organizuar dhe drogës është vendimtare për ligjin, rendin dhe zhvillimin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!