Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: SPAK, në plehra! Kreu i PD intensifikon sulmin ndaj prokurorisë që po e heton për korrupsion

schedule15:04 - 18 Shkurt, 2025

schedule 15:04 - 18 Shkurt, 2025

Premto të kundërtën e kundërshtarit. Sa herë Edi Rama premton jetëgjatësinë e SPAK, Berisha del me kërcënimin për ta shkrirë atë.

Si shembullin më të mirë merr ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por me një kusht, që mos e hetojë atë, siç e heton SPAK.

“Një prokurori që arreston liderët e opozitës. Absolutisht, Shqipëria do të ketë prokurorinë më të pavarur. Kemi patur një Prokurori të Krimeve të Rënda, e cila nuk shiste mandatet e arrestit në avancë.”



Rrezikoi të lërë emigrantët të paguajnë vetë postën, por pasi bashkoi mazhorancën dhe miratoi ndryshimet në Kod, kryedemokrati, me një thirrje miqësore, u kërkoi të regjistrohen për të votuar.

Premtimin e dytë pas shkrirjes së SPAK, Berisha thotë se ka kthimin e  butë të shqiptarëve. Edhe ky një premtim i vjetër, dhe pa asnjë plan.

“Sot jam këtu për t’u drejtuar me një thirrje më miqësore të gjithë emigranteve dhe emigrantëve, të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë, në diasporë dhe emigracion. Regjistrohuni, 4 marsi është nesër.

Ndër të tjera ky projekt parashikon një kuadër ligjor, kuadër fiskal, një kuadër stimujsh për zbarkimin e butë të shqiptarëve jashtë vendit.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!