Berisha “sfidë” parlamentit: Ramën, Bashën e Kim, i tejkalova 5 herë me shikueshmëri

schedule18:55 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 18:55 - 3 Dhjetor, 2021

Nga “Foltorja” e Devollit ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se sipas tij “Foltorja” është më e ndjekur se parlamenti. Duke iu drejtuar simpatizantëve që ishin në takim Berisha tha se një ditë ka qenë njëkohësisht live me Ramën, Bashën dhe ambasadoren Yuri Kim dhe sipas tij ai ua kishte kaluar 5 herë me shikueshmëri.

Kjo foltore e juaja sot ka patur shikimin në Shqipëri dhe në europë dhe botë nga shqiptarët më shumë se të gjitha mbledhjet e parlamentit të marra të gjitha bashkë si sheh kush më, pale një ditë që u bënë të tre bashkë në të njëjtën kohë. Rama Basha për koiçidencë doli dhe zonja kim në të njëjtën orë dhe foltorja i tejkaloi 5 herë të gjithë. Sepse foltorja është magneti i të vërtetës sepse këtu flasin njerëz të lirë që janë me preokupimin maksimal”, tha Berisha.

Lexo edhe: Berisha i njeh një meritë PD në 8 vite opozitë dhe i dërgon Bashës një mesazh të koduar

Edhe nga kjo Foltore Berisha i bëri thirrje Bashës që të japë dorëheqjen duke hedhur akuza ndaj tij. Ndërsa u shpreh se Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë sipas tij ka dhënë dritën jeshile për ndjekjen penale të Bashës me kërkesë të autoriteteve belge, Berisha akuzoi se Basha është ndihmuar nga Rama për ta fshehur procedimin penal nga Belgjika. Ndër të tjera, sipas ish-kryeministrit, më datë 18, Basha duhet të paraqitet para prokurorëve belgë. be.k/abcnews.al