Berisha rikthehet pas 4 muajsh në Kuvend, Noka dhe Vokshi i rregullojnë karrigen, Alizoti e takon përzemërsisht

schedule12:50 - 27 Janar, 2022

schedule 12:50 - 27 Janar, 2022

Ish-kryeministri Berisha u rikthye pa katër muajsh në Kuvend duke u futur në atë sallë edhe si i përjashtuar nga Partia Demokratike.

Me të hyrë në sallën e Seancave Plenare ai u prit nga Flamur Noka dhe Albana Vokshi, të cilët e kanë shoqëruar në vendin ku do të ulej duke i rregulluar edhe karrigen.

Pasi u siguruan se Berisha ishte sistemuar, Vokshi dhe Noka u ulën në vendet e tyre, ndërsa tashmë do të ishte radha e Tomor Alizotit për të shkuar te Berisha duke i zgjatur atij dorën, gjë të cilën ish-kryeministri e ka pranuar me kënaqësi.

Alizoti u pozicionua fillimisht në krah të Luzim Bashës, ndërsa sëfundmi duket të mbajë një qendrim të barazlarguar kampet kundërshtare në PD. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!