Berisha “revolucion” nga halli/ Bën thirrje për mosbindje ndaj ligjeve, por të shtunën kërkon rizgjedhjen

schedule23:19 - 29 Nëntor, 2023

schedule 23:19 - 29 Nëntor, 2023

Në prag të Kuvendit të tij Kombëtar, që e thërret të shtunën për votëbesimin e tij, Sali Berisha ashpërson thirrjet e tij për reagim.

“Studioni pikat me nervalgjike dhe ndermerrni veprime bllokuese.”

Kjo kërkese u drejtohet kryetarëve të degëve, me të cilët Berisha zhvilloi një takim, këtë mbrëmje të kësaj të mërkure për t’i lënë porosi për Kuvendin e rizgjedhjes së tij. Aksionin në Parlament, Berisha kërkon ta shtrijë më tutje, në të gjithë vendin, me veprime të mosbindjes ndaj ligjeve te vendit.

“Qëndrimit të tij antikushtetues duhet t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Protestën e zakonshme do e kishte kënaqësi, se është sadist, por ne duhet të heqim dorë nga protestat e zakonshme.”

Berisha po shpall luftë totale, me argumentin se maxhoranca nuk përmbush kërkesat e opozitës për të ngritur komisione hetimore. Njëkohësisht, kjo ndodh ndërsa SPAK ka hapur hetim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, për të cilin Berisha akuzohet për korrupsion, ashtu sikundër dhe dhëndri i tij, qe ka dhe akuzë shtesë, atë të pastrimit të parave./abcnews.al