Ish-kreu i Demokratëve në një prononcim për ABC News gjatë protestës së sotme, ka theksuar se, pushteti është i qytetarëve dhe se ky, ishte një revolucion demokratik me elemente të mosbindjes civile.
Berisha ka qenë i pranishëm gjatë protestës së sotme përkrah kreut të opozitës Lulzim Basha.
Pas zhvendosjes së protestës para parlamentit, protestuesit u përplasën me policinë. Ata hodhën sende të forta në drejtim të efektivëve, ndërsa këta të fundit iu përgjigjën me gaz lotsjellës./abcnews.al