Berisha refuzoi dietat, Kuvendi: Lapsus në publikimin online, i kemi depozituar vetëm rrogën

schedule19:35 - 18 Prill, 2022

schedule 19:35 - 18 Prill, 2022

Kuvendi ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një kërkesë publike që të mos përfitojë asnjë dietë deri në fund të mandatit si deputet, duke theksuar se ka mësuar se në llogarinë e tij është derdhur shuma prej 75250 lekësh për muajin shkurt. Në deklaratën e Kuvendit theksohet se në llogarinë e tij bankare është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat.

“Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat”, thotë Kuvendi.

Lexo edhe: Berisha refuzon lekët e Kuvendit: Tërhiqini nga llogaria ime bankare

Sipas Kuvendit “Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe, totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat”.

Deklarata e Sali Berishës

Sot nga mediat mesova se ne llogarine time bankare parlamenti ka derdhur per muajin shkurt dieta per mua si dhe per 93 deputete te tjere shumen prej 75250 leke dieta. Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon: 1-Une nuk kam patur asnje dijeni per keto dieta. 2- I kerkoj parlamentit ti terheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur. 3-Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit. Levizjet e mia jashte Qarkut te Tirane do ti perballoje me te ardhurat e mia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!