Ka rifilluar seanca plenare në Parlament dhe kryedemokrati Sali Berisha e ka marrë fjalën nga vendi pasi përfundoi transmetimin direkt në Facebook. Berisha akuzoi drejtuesit e seancës që prej katër muajsh tashmë pjesës së opozitës që ai përfaqëson nuk i jepen të drejtat elementare kushtetuese.
Po ashtu, ish-kryeministri i bëri thirrje Edi Ramës, i cili ndodhet sot në Serbi, që gjuhën fyese dhe ofenduese të mos e përdorë më në parlament.
“Ka katër muaj që ju nuk respektoni as të drejtat më elementare kushtetuese tona. Kjo situatë duhet të marrë fund nëse doni paqe dhe stabilitet në Parlament. Jemi përpjekur shumë që të kërkojmë zbatim të rregullave. U garantoj ju, siç u zotova më 12 nëntor, do të jetë populli opozitar….Nuk pranojmë ne të shkelmohemi nga askush sepse nuk shkelmojmë njeri.
Për Taulant Sharrën dhe Edi Ramën nuk do të vinim kurrë në Parlament. Na vjen turp. Asnjë kombinacion nuk do të funksionoj më. Mos përdor më atë gjuhë që përdor, ne këtu vijmë më fjalën se mund të të japim çdo përgjigje në tokë që ekziston. Atë mbaje në kuzhinën tënde në Surrel, po këtu mos përdor gjuhën që përdor,” u shpreh ndër të tjera Berisha. /abcnews.al/