Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Rama po vret shpresën e të rinjve, kontrollon më shumë pushtete se Ramiz Aliaj

schedule12:40 - 16 Janar, 2022

schedule 12:40 - 16 Janar, 2022

Ish kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha këtë të dielë ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në degën e PD-së në këtë qytet. Berisha fjalën e tij e ka nisur me një minutë heshtje për futbollistin Ramazan Rragami, që humbi jetën një ditë më parë.

Në fjalën e tij para mbështetësve ai ka akuzuar Ramën se është kthyer në diktatorin më të madh të shqiptarëve, duke zotëruar më shumë pushtete se dhe diktatori Ramiz Alija.



Berisha është shprehur se ai e ka mbushur vendin me banditë dhe së fundmi këtë e vërtetoi dhe marrja peng e shtëpisë së demokratëve.

LEXO EDHE: “Bashën po e pret vrima e miut”, Berisha: Protestat nuk do ndalen , do të fitojë vota e lirë

Sot Edi Rama kontrollon shumë më shumë pushtete se diktatori i fundit Ramiz Alia. Ai komandon sot narko parlamentin, narko policinë e shumë më shumë, ka zëvendësuar shtetin ligjon me shtetin e krimit dhe të drogës. Së fundmi ka vendosur në kontroll të plotë ish kreun e opozitës dhe pluralizmin politik shqiptar. jemi në një situatë që vetëm revolucioni dhe guximi juaj i jep përgjigjen më të merituar. Sot kemi një narko kryeministër që disponon miliarda euro të përfituara në tendera, nga trafiqet e drogës një narko kryeministër që  ka arrestuar 37 mijë qytetarë për çështje civile vetëm për të mbjellë frikë.

Kemi një narko kryeministër që bashkëjeton me bandat dhe vendos mbi ne sistemin e patronazhistëve që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria nuk e kanë harruar nga diktatura. Kemi një narko kryeministër që vret shpresën, me shpresën që të rinjtë të largohen, kemi një narko kryeministër që me aleancën trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë e vendos Kosovën në një garë armiqësore. Kemi një marko kryeministër i cili në 7 muaj me aeroplan privat shpenzon 2.2 milionë euro shpenzime pa asnjë interes, kemi një narko kryeministër që ka vendosur ligje konfiskimesh pronash me të njëjtat standarte si në ’46″, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!