Berisha: Rama nuk ngushëlloi për viktimat e Selenicës, duhet larguar zvarrë

schedule22:29 - 3 Shtator, 2018

schedule 22:29 - 3 Shtator, 2018

Në përfundim të mbledhjes së opozitës ka folur për mediat edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka bërë thirrje për largimin e qeverisë Rama në çdo formë. Sipas Berishës, një kryeministër që nuk gjen një fjalë ngushëllimi as për 8 viktimat e Selenicës, duhet marrë zvarrë.

“Ne nuk duhet të durojmë më tutje. Nuk janë bandat superfuqi. Ata janë superfuqi sepse kanë kryeministrin me vete, sepse kanë qeverinë me vete. Forcat politike vetë nuk mund të dalin me armë t’i zhdukin bandat, por forcat politike dhe qytetarët duhet të përdorin çdo mjet për të fshirë nga faqja e dheut një qeveri kriminale, një qeveri droge, një qeveri pa dinjitet, pa nder si kjo. Në asnjë vend të botës nuk do ta lini pa e tërhequr rrëshanë rrugëve një kryeministër që pasi vriten 8 qytetarë, dy fëmijë, dy të moshuar, e tjerë, nuk gjen një fjalë ngushëllimi për atë familje. Ata që i thonë vdekjes vdekje, ata duhet të ndihen të lënduar pafundësisht nga qëndrimi i tij. Dhe u kujtua për viktimat e Selenicës vetëm atëherë kur pa se i janë rrit statistika e vrasjes”, tha Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!