Protestat e parlajmëruara për t’u nisur pa ndalim, që prej shtatorit, nga vetë Berisha, ditë pas dite e hap pas hapi po ndryshojnë, objektivine tyre.
Ishte paralajmëruar si një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës, që Berisha thotë, se nuk ia jep të drejtat opozitës. Por sic duket, me veprimin e SPAK-ut, kundër tij dhe familjaërve të tij, edhe objekti i protestës ka ndryshuar.
Në konferencën e kësaj të mërkure, Berisha u pyet nëse do të jete janari, nisja e atyre protestave që ai ka thënë se kur do të nisin, do të jenë të qëndrushme. Përgjigjen Berisha e dha ndërsa tha se do të merret ditë pas dite me SPAK-un.
“Pasi te bindim shqiptaret per gjemen qe u ben atyre duke konfiskuar kushteuten, atehere do te shohin se cfare rreziku. SKAP-i sot funksionon me menyre absolute identike me hetuesine e sigurimit te shtetit. Haptas”
Daljet e tij nga selia blu janë shpeshtuar, që prej 21 tetorit, kur Berisha u vendos nën hetim për korrupsion, ashtu sikundër dhe dhëntir i tij Sali Berisha.
“Ju di te merrni vesh dora dores fytyren me te zeze, me te shemtuar te SKAP-it dhe te disa pergaqesueseve te drejtesise se re. Do te degjoni gjera qe dalin jashte cdo imagjinate. Do e bejme kete, sepse ata jane kthyer ne hanxhare te Edi Rames. Do te degjoni shume se cfare monstre eshte krijuar nga Edi Rama”
Por a ndikojnë këto paralajmërime në vetë punën e SPAK-ut? A mund ta pengojnë drejtësinë deklaratat e ashpra apo vetë kërcënimet me protesta SPAKun-në veprimine tij, për të goditur korrupsion në nivele të larta? Demokrati, Fatbardh kadilli, thotë që jo.
“Nuk e pengon dot, sepse drejtësia që po ndodh në Shqipëri, është proces që ka më shumës se 1 dekadë që po ndodh në rajonin tonë. Kjo ndodhi në Bullgari, Maqedoninë e Veriut, Kroaci, po ndodh edhe në Shqipëri. Leksioni që mori më 14 maj opozita, nuk i mjaftoi. Kjo nuk është opozita që i jep përgjigje qytetarëve. Vota e 14 majit nuk mund të harrohet”/ abcnews.al