Berisha prezanton Bardh Spahinë në Shkodër: Partia, jo e atyre që mbajnë karriget, nuk luajmë kumar me demokratët

schedule15:32 - 12 Shkurt, 2022

schedule 15:32 - 12 Shkurt, 2022

Koalicioni Shtëpia e Lirisë prezantoi sot kandidatin e saj për Bashkinë e Shkodrës Bardh Spahia. Gjatë fjalës së tij, Spahia tha se dera e bashkisë do të jetë e hapur për çdo qytetar të Shkodrës, praktikë që e ka aplikuar edhe gjatë profesionit të tij si mjek.

Spahia tha se askush nuk do t’i ndalë demokratët në rrugën kundër të keqës që sipas tij ka përfshirë vendin.

Sot dua të garantoj të gjithë demokratët se askush nuk na dal dot në rrugën tonë për të patur një parti fituese që nuk bën pazare me sakrificat e demoratëve. Askush nuk na përçan dot në rrugën drejt triumfit ndaj të keqës që ka përfshirë vendin. Bashkë, ne do të jetojmë për një qytet ku do të jetohet më mirë”, tha ai.

Ndër të tjera, Spahia i quajti zgjedhjet e 6 Marsit një referendum.

“Të nderuar deputetë, miq , pjesëmarrës dhe demokratë që sot jeni këtu si shtyllat më të forta të ‘Shtëpisë tonë të irisë’. 6 marsi është më shume se zgjedhje lokale, 6 marsi është më shumë se zgjedhje parlamentare. 6 Marsi është referendum dhe Shkodra duhet të çohet në këmbë e gjitha pa dallim .

Le ta konsiderojmë këtë misionin tonë të përbashkët. Unë jam këtu sot sepse shumë njerëz më kanë besuar dhe më kanë përkrahur, jam këtu pas një manifestimi të jashtëzakonshëm demokratik të votës së lirë së Partisë Demokratike.

Sot dua të garantoj të gjithë demokratët se askush nuk do të na ndalë ne rrugën tonë të drejtë për të patur një shtëpi dinjitoze. Një shtëpi që nuk bën pazare me sakrificën e demokratëve. Askush nuk mund të na përçajë në rrugën tonë drejt triumfit mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer vendin.

Qytetarëve të Shkodrës dua t’ju garantoj se jam më i motivuar se kurrë, nga dëshira juaj e fortë për të pasur një qeverisje të mirë për Shkodrën”, u shpreh Spahia.

E pranishme në takim është edhe Voltana Ademi, e cila nuk pranoi të merrte pjesë si kandidate në primaret e organizuara nga mbështetësit e Berishës për të nxjerrë kandidatin e tyre në zgjedhjet e 6 marsit. Të pranishëm, krahas Ademit dhe Berishës janë edhe Belind Këlliçi dhe Arben Imami.

Gjatë fjalës së tij, Belind Këlliçi tha se demokracia ka lindur në Shkodër para se të lindte Partia Demokratike.

“Këto zgjedhje nuk janë vetë lokale, por kanë rëndësi shumë të madhe politike, janë zgjedhje të një rëndësie të veçantë. Nuk luhet fati vetëm i pushtetit lokal, se në bashkinë Shkodër do ta fitojmë, por këtu po luhet fati i pluralzimit. Në zgjedhjet  6 marsit është shumë e rëndësishme që çdo votë opozitare të shkojë për një qytetar, për një intelektual, i cili mëshiron më së miri vlerat e këtij qyteti, për Bardh Spahinë. Nga Shkodra, në datën 6 mars çdo qhtetar do të marrë një mesazh të fortë që PD është më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë dhe po shkon aty ku e ka destinacionin në krye të puëve të vendit, për të bërë vepra të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ai. 

Spahia garon përballë  Xhemal Bushatit të PD-së dhe Majlinda Angonit të PS-së. /abcnews.al