Pas mbajtës së Primareve të dielën, grupimi i Sali Berishës ka zyrtarizuar sot 6 kandidatët për kryetarë bashkie. Më herët, edhe Partisë Socialiste pas mbledhjes së Kryesisë zbardhi emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie, përveç asaj të Lushnjës.
Pritet tashmë që edhe PD-ja zyrtare të shpallë kandidatët e saj.
I ftuar në “Log” me Endri Xhafon, Gazmend Koduzi anëtar i Kryesisë së PD i hodhi poshtë zërat mund të ekzistojë një opsion që PD zyrtare të mos marrë pjesë në këto zgjedhje.
Sipas tij, janë disa emra të mundshëm për kandidatë në të gjashtë bashkitë, emra të cilët po diskutohen. Po ashtu, Koduzi hodhi poshtë mundësinë që Basha nuk po gjen dot një kandidat për Shkodrën.
“Ka disa kandidatë në të gjitha bashkitë. PD është regjistruar në zgjedhje, është në proces të përzgjedhjeve të kandidatëve. Ato gabime të së shkuarës nuk kanë për t’u përsëritur më.”
Për Gazmend Koduzin, kandidatët e Berishës nuk kanë asnjë shans që të fitojnë pasi do të garojnë në siglën e LSI-së ndërsa solli shembuj si ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli që nuk mundi të siguronte mbështetje në Shkodër pasi u “nda” nga PD. /abcnews.al/