Berisha, “plaku” i Krujës/ Kreu i PD: Krutanët, të japin ujë në bisht të lugës

schedule15:22 - 18 Prill, 2025

schedule 15:22 - 18 Prill, 2025

Sali Berisha ju ngjit të premten, kështjellës së Skënderbeut. Në xhiron e pazarit të Krujës, doktori u prit nga krutanët, të cilët siç thotë ai, të japin ujë në bisht të lugës.

“Ku je o Skënderbe, o mbret, ta bëft zoti mbar, si je të rujt zoti. U bëfsh 100 vjec”.

Dy krutanë, e vlerësuan doktorin, por ndaheshin te çështja e moshës: ta quanin të ri apo të vjetër.

“Po lodhesh, se dhe mosha tani, është mbi atë Është në rininë e dytë.

Tani njeriu gjen forca, dita dhe nata bëhen tuat, dhe ske kufizim.

Të mbajt shëndeti.”

“Atij krutanët i japin ujë në bisht të lugës”

Krutanët që njihen se të fusin në mes, pa e marrë vesh, e veshën Berishën, me jelek dhe qeleshe.

Një krutan tjetër, vendosi të mos ia japë më ujë me bisht të lugës, por e kritikoi hapur, me nje kovë me ujë të ftohte faktesh dhe argumentash.

“Doktor, kam qenë i burgosur politik, nuk kemi marrë lekë. Premto, por mbaji të paktën 50%. Asgjë nuk u bë. Ti vendose Lulzim Bashën, ia kam thënë në mes të sheshit, na fute në grevë”

Nga argument i ujit që nuk doli shumë popullor, doktori kaloi te buka. Ai dha një shpjegim shumë të thjeshtë, pse buka shqiptarëve u kushton më shumë se europianëve.

“Ne konsumojmë bukë, 4 herë më shumë se europianët”

Por edhe zgjidhja sipas tij, do të jetë e thjeshtë.

“Fare thjesht, ne do kthejmë paratë tek ju”

Berisha nuk sqaroi se si do t’i kthente paratë njerëzve, ashtu siç premtoi e gënjeu Fatos Nano me paratë e piramidave në 1997, por nxitoi t’u premtonte qytetarëve programin e tij, ku ndonjëherë ngatërrohej vetë pa dashje, e ndonjëherë e ngatërronin krutanët vete.

“Do ngrejmë tavanin (ngre kokën lart) cilin tavan”

“Do përgjysmojmë hapësirat publike, jo do përgjysmojmë, por do ulim shumë hapësirat publike.”

“Këta që vjedhin. Përbën secili dënim për jetë, për secilin që ka kryer ato .”

“Pensionet duhet të ishin 39- 40 mijë lekë, sipas çmimeve. Ne do e bëjmë 200 euro. Rrogat e ulët asot duhet të ishin 730 euro. Ne do i bëjmë 500 euro. Këta menduan vetëm për rrogat e larta.”

Por rrugëve të Krujës, Sali Berisha u përball edhe me karmën e qeverisjes së tij. Një qytetar i tha doktorit se fabrika e çimentos,  të cilën e ka inaguruar Berisha si kryeministër, sjell kancer.

“Lëri këto janë të tjera, kemi fabrikën e çimentos këtu, po vdesin njerëzit nga kanceri.”

Por doktori mbrojti fabrikën dhe fajësoi servisin.

 “Nëse u imponon filtrat e duhura, ata nuk ndosin. E kanë fajin tek filtrat”

Mes shumë dhuratave, mori edhe simbolin e fushatës së tij.

“Bufi Ahaaaaa, e çmendët Ramën tani, u çmend. Simboli i mencurisë”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!