10 vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ish-Kryeministri Sali Berisha meritën ia njeh jo vetëm Partisë Demokratike e qeverisë së tij në përmbushjen e reformave, por edhe disa prej figurave kryesore nga radhët e socialistëve të kohës, që ai thotë se qenë promotorë të kësaj ëndrre në fushën e sigurisë.
“Është forca e parë politike në Europën ish komuniste që do kërkonte an anëtarësimin e vendit të saj në NATO. Falë një përpjekje të madhe të reformave të PD dhe koalicionit, PS në vitet ‘92 dhe ’96, votonte rezoluta anti- NATO. Por ka patur një pjesë, jo e gjithë opozita. Dua ti shpreh nderimin ti, sot Presidentit Meta dhe ish kryeministri Pandeli Majko, dhe ata promotor dhe ata në PS për anëtarësimin e të Shqipërisë në NATO”.
Anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut u shoqërua me një optimizëm se do të ndihmonte një tjetër proces, atë të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së. Por një dekadë më pas, ish-Kryeministri Berisha flet për regres në këtë drejtim.
“Shqipëria është vendi i rekordeve më të zeza, nuk plotëson asnjë nga standardet e kërkuara për hapjen e negociatave dhe vërteta është se ato këto vit janë më larg se çfarë ishin një vit më parë”.
Rreziku i ndikimit rus, kryesisht në vendet e Ballkanit Perëndimor është një ndër shqetësimet e Aleancës. Berisha nuk e mohon që edhe Shqipëria të jetë e ekspozuar ndaj këtij fenomeni, por për referencë merr një deklaratë të Ambasadorit rus në Tiranë.
“Kreu i ekzekutivit është i i biri i një njeriut emri i të që ka qarkulluar në dosjen Mitro Kin. Jo rastësisht e përmendi ambasadori rus Kristaq Raben, që kishte studiuar për vite të tëra në akademinë e arteve në Petërsburg. Trashëgimia e shërbime ruse është e tmerrshme mbi atë parti.
Por a rrezikon vendi të destabilizohet pas valës së protestave të opozitës, një dekadë pasi u anëtarësua në NATO?
“Destabilizimin më madhor e jep narkoshteti dhe kaktistokracia dhe jo protesta, ajo është për rivendosjen e vlerave dhe shqiptarët do të fitojnë. /abcnews.al

