Berisha pas vendimit të Gjykatës: Hakmarrës, politik e antikushtetues

schedule16:06 - 4 Prill, 2018

schedule 16:06 - 4 Prill, 2018

Nuk ka vonuar reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetin social facebook ku dënoi vendimin e Gjykatës në lidhje me vendimin për 23 protetsuesit. Ai e cilësoi vendimin politik, hakmarrës dhe antikushtetues. Farsë gjyqësore të turpshme e quan ish-lideri demokrat gjyqin, sipas tij të bazuar në dokumente plotësisht të falsifikuara. Përfaqësuese të kryeministrit Berisha e quan edhe gjyqtaren që lexoi vendimin, sipas saj të diktuar nga shefi i ekzekutivit. Berisha shkruan se tani e ka radhën revolta e përgjithshme. /abcnews.al