Motra e vëllezërve Haklaj të vrarë në Tropojë, ka lënë ambientet e SPAK pas 12 orësh.
Ajo është shprehur shkurtimisht për mediat se ka ende besim te Prokuroria e Posaçme GJKKO për zbardhjen e vrasjeve, ndërsa falënderon mediat që kanë qenë pushteti i vetëm që ka mundur t’i drejtohet familja e saj.
“Me gjithë respektin e madh për mediat. Sepse ju keni kryer detyrën dhe keni qenë pushteti i vetëm që kemi munduar ti drejtohemi. Tani besimi ynë është ende te SPAK. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka që duhet të ruhet” tha Haklaj.
Kujtojmë se përveç Sali Berishës, të akuzuar janë edhe 15 persona të tjerë.
Ajo pretendon se ish kryeministri Sali Berisha është personi që ka organizuar vrasjen e vëllezërve të saj si dhe disa personave të tjerë nga 1998 dhe 2000, ngjarje të ndodhura në Tropojë.r.t/abcnews.al
PADIA: