Tryezat kanë shkrirë akujt mes demokratëve të Berishës dhe të Bardhit por deputeti Agron Gjekmarkaj, thotë se pritet shumë më shumë se kaq.
“Demokratet duan bashkim dhe me shume se kaq dhe ajo me shume se bashkim eshte nje parti demokratike e re, jo sic ka qene perpara, nje parti e moderinazuar, qe ka nje gare te vertete”
Më shumë rëndësi, të paktën në këtë moment, Gjermarkaj i jep opozitës, si një e tërë dhe çfarë ajo duhet të prodhojë për zgjedhjet jo shumë të largëta të 2025.
“Të paktën të kemi një opozitë të fortë, një opozitë federative, që është e gatshme ti përfaqësojë të gjitha shtresat opozitare, t’i jap një simbol, kandidatin për kryeministër”
Ky kandidat, sipas gjekmarkaj, nuk mund të jetë Berisha.
“Berisha është faktor kryesor opozitar, shumë vota janë të tijat. Berisha ka vendin e vet,”
Agron Gjekmarkajn nuk e shqetëson mungesa e logos, për të cilën Berisha e të tijtë ka bërë një betejë të madhe, pa sukses.
“Logoja shqetesimi i fundit. Idete cojne perpara me shume se sa simbolet e logot.”