Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha non-grata, Yuri Kim: Ata që thonë se janë të habitur, nuk po tregohen të sinqertë

schedule16:41 - 16 Shtator, 2021

schedule 16:41 - 16 Shtator, 2021

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka folur për Zërin e Amerikës në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një pjesë të intervistës të shpërndarë nga VOA, Kim thotë se kur sekretari i shtetit përcakton dikë për korrupsion domethënës kjo është shumë e dukshme. Kim shton se ata që thonë që janë të habitur nga ky përcaktim, nuk po tregohen të sinqertë.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsipon domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë”, thotë Kim.

Intervista e plotë e ambasadores do të transmetohet në orën 18:00. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!