Berisha njofton protestë kombëtare para selisë së PD, zbulohet data

schedule12:07 - 4 Janar, 2022

schedule 12:07 - 4 Janar, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar protestë kombëtare me datën 8 Janar para selisë së partisë Demokratike.

Në njoftimin e shpërndarë për media, Berisha ka bërë me dije se protesta do të mbahet të shtunën në orën 12:00.

Njoftimi për protestë nga ana e Berishës për mbështetësit e tij vjen një ditë pasi Basha ndryshoi “fytyrën” e selisë blu duke veshur me logo dhe flamuj të partisë dyert dhe dritaret e godinës.

Nga ana tjetër “Foltorja” pretendon se veç veshjeve, Basha ka ndryshuar edhe dyert e selisë së partisë duke i vendosur ato të blinduara, pas paralajmërimeve të Berishës për datën 5 Janar. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!