Berisha: Në spital mungon insulina. Manastirliu: Mos gënje, të gjithë të njohin Sali Gërdeci

schedule16:48 - 30 Qershor, 2022

schedule 16:48 - 30 Qershor, 2022

Kreu i PD, Sali Berisha është përplasur në Kuvendi me Minsitren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Berisha tha se në spitalet shqiptare mungon insulina, çka e vështirëson shumë jetën për personat e prekur nga diabeti.

A e dini që prej një jave në spitalet shqiptare nuk ka insulinë për të sëmurët me diabet”, tha Berisha.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministres e cila deklaroi se kjo ëhstë krejtësisht e pavërtetë, pasi në librin e barnave të rimbursueshme janë 17 lloje insulinash.

Sipas saj Berisha kërkojnë që njerëzve tu fshihet kujtesa, por të gjithë e mbajnë mend atë si Sali Gërdeci.

Nuk do bëj replikë se ne e dimë që personi që del këtu dhe thotë të pavërtetën dhe shpreson që njerëzve tu fshihet kujtesa. Njerëzit e mbajnë mend shumë mirë se si e keni lënë shëndetësisë. Në librin e barnave të rimbursueshme janë 17 lloj insulinash. Meqenëse përmendët edhe procedurat ligjore që ndjekin spitalet tona, unë ju ftoj që mos gënjeni për tu bërë kryelajm, koha juaj ka ikur njëherë e mirë. Shqiptarët ju mbajnë mend si njeriu i gërdecit, i 97-s, si njeriu që shkatërroi edhe shëndetësinë”, tha Manastirliu.

/Abcnews.al/