Berisha në Rrëshen: Vjen Erdogani nga Turqia na kërcënon në Parlament, ne vëllezër kemi shqiptarët, të tjerët janë miq

schedule11:55 - 22 Janar, 2022

schedule 11:55 - 22 Janar, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Rrësheni ka komentuar vizitën e presidentit të Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan në Shqipëri duke i ka quajtur deklaratat e tij kundër Lëvizjen Gulen në parlament një kërcënim për shqiptarët. Berisha u ndal edhe te deklarata e Erdogan për vëllazërinë mes shqiptarëve dhe turqve. Prerazi ish-kryeminstri tha se vëllezër ne kemi shqiptarët, kurse të tjerët janë miqtë e Shqipërisë.

Vjen këtu presidenti i Turqisë, u thotë në parlament, pasi kërcënon qytetarët shqiptarë për Lëvizjen Gulen u thotë se në vëllazëri ka rregulla. Në vëllazëri ka rregulla, mirëpo ju e dini që në doktrinën islame zhvillohet koncepti jo i kombit por i vëllazërisë. Ne shqiptarët s’e kemi pranuar kurrë këtë e kemi pranuar islamin por jo për këtë, se po të jetë për vëllezër janë katolikët e Rrëshenit, Korçës… etj Janë ata që kanë gjak shqiptar sepse kështu kanë qenë gjithnjë për shqiptarët. Unë isha fëmijë në familje babai im praktikant mysliman por në familje festoheshin të gjitha festat. Dhe e pyesja përse i festojmë, sepse janë tanët thoshte.

Ata janë miq jo vëllezër, shiko çfarë sjell ky të gjitha për interesa të Edi Ramës, njëherë thotë jam lider katolik njëherë ortodoks, pastaj në fund tha kush të tha se s’jam mysliman. Vëllazërinë e kemi me njëri  tjetrin brenda kombit të tjerët i kemi miq, s’jam në kundërshtim të bëjmë miq. U ndala këtu për të treguar se çfarë rëndësie ka të rikthejmë pluralizmin dhe vlerat”, tha Berisha.

Lexo edhe: “Nuk i kemi asnjë borxh Turqisë”, Rama i përgjigjet ultimatumit të Erdoganit për sulm ndaj Lëvizjes Gulen

Më herët deklaratat e Erdogan i ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se se Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Erdoganit dhe as Turqisë, ashtu siç edhe sipas tij as Turqia dhe as Erdogani nuk na kanë ndonjë borxh neve. be.k/abcnews.al