Berisha në “Opinion”: Një koalicion Rama-Basha do të ishte atentat ndaj demokracisë

schedule22:35 - 12 Shtator, 2019

schedule 22:35 - 12 Shtator, 2019

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar situatën politike në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Duke komentuar zërat për një koalicion të mundshëm mes kryeministrit dhe kreut të opozitës, Berisha tha se kjo do të sillte goditjen e fundit për demokracinë. Sipas ish – kryeministrit, rruga e vetme është largimi i qeverisë “Rama” me vullnetin e shqiptarëve.

Në të gjithë vlerësimin tim, një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse goditja e mëshirës për sistemin shqiptar, se s’mund ta quajmë demokratik, por goditje e mëshirës për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci por që sot është narkoshtet dhe një koalicion i tillë do të shuante çdo shpresë tek shqiptarët për të rimarrë rrugën e ligjit. Standardet këtu kanë marrë fund. Problemi është këtu, ka dhe më keq. Se nëse do bëhej një koalicion, ateherë do të përjetohej çelnikosja e këtij narkoshteti, e kësaj kakistokracie. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm, duke patur PS, partinë e cila krijoi këtë situatë dhe në mënyrë të paimagjinueshme dhe ajo ka vetëm një rrugë, largimin e saj me vullnetin politik të shqiptarëve”. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!