Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha në kundërshti të vazhdueshme me veten”, Mërtiri: Doli në mbrojtje të Veliajt për turpin e vet dhe opozitës

schedule18:30 - 4 Nëntor, 2025

schedule 18:30 - 4 Nëntor, 2025

TIRANË- Analisti politik Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, ka kritikuar qëndrimet kontradiktore të Sali Berisha, duke theksuar se ai shpesh bie në kundërshti me vetveten kur vjen puna te aktet politike.

Sipas Mërtirit, Berisha ka investuar politikisht dhe publikisht në protestat e opozitës kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar largimin e tij. Megjithatë, analisti vuri në dukje se në momentin kur u ngrit çështja e shkarkimit të Veliajt, Berisha ndryshoi qëndrim.

Sipas tij, ky qëndrim tregon se Berisha për “turpin e vet dhe të opozitës”, ka përfunduar duke mbrojtur Veliajn, megjithëse më parë ka kërkuar largimin e tij. Sipas tij, Berisha dhe Veliaj janë aleatë kundër SPAK.

“Berisha është vazhdimisht, ditë për ditë, është në kundërthënie me veten në mënyrë të rregull.  Berisha investoi te largimi i Veliajt në protesta, sulme publike dhe mediatike për ta shkarkuar dhe në momentin që vjen shkarkimi, ai thotë se nuk duam shkarkim.

Berisha për turpin e vet dhe për turpin e opozitës ka qenë në mbrojte të Veliajt, megjithëse ka kërkuar shkarkimin e tij. Të gjithë gurët e opozitës kanë qenë bashkë n pro Veliajt. Janë aleatë të dy kundër SPAK”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!