Berisha në Dibër: Skavica rrezikon fshatrat, Nanos ia ktheva në 2005-n, kandidati i PS të shpjegohet

schedule12:15 - 13 Shkurt, 2022

schedule 12:15 - 13 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme nga Dibra se projekti për ndërtimin e Skavicës rrezikon të shkaktojë përmbytje në fshatrat në këtë zonë. Ai kujtoi një episod të vitit 2005 ku kryeministër ishte Fatos Nano. Berisha u shpreh se e ktheu mbrapsht projektin e Skavicës. Ai deklaroi se kandidati socialist për Dibrën duhet të dalë para dibranëve për të dhënë llogari për këtë projekt ose të kthehet nga ka ardhur.

“Nuk mund të ndodhë kurrë që të përmbytet Dibra. Në vitin 2005 Fatos Nano kishte firmosur me një kompani të madhe italiane për ndërtimin e Hidrocentraleve për ndërtimin e Skavicës. I thashë unë nuk e pranoj. Nuk pranoj përmbytjen e tokave të Dibrës. Italiani ishte serioz dhe megjithëse kishte bërë punë dhe kontratën me kryeministrin. Kishte shkuar në parlament kontrata. Ke të drejtë më tha. Dhe ai bëri një project shumë të mirë.

Pa përmbytje. Merrte Drinin në Skavicë dhe e nxirrte me derivacion. Unë nuk jam kundër ndërtimit të hidrocentraleve por jam kundër përmbytjes së fshatrave. Është e vërtetë që diga e madhe bëhet rregullatore për kaskadën e Drinit. Prodhimi i energjisë bëhet më e madhe. Por fatkeqësia njerëzore bëhet më e madhe dhe ajo nuk duhet të ndodhë, Sot ka burime të tjera. Hajde të shtojmë prodhimin me burime të tjera dhe të mos përmbysim Dibrën.

Dhe ai kandidati i Ramës të dalë njëherë para jush dhe të japë llogari për Skavicën ose të kthehet nga ka ardhur. Këto zgjedhje janë për 6 bashki por janë për të gjithë Shqipërinë. Sepse hapin rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto zgjedhje duhet të shënojnë kthesën e madhe për Dibrën dhe Shqipërinë. Ndryshimin e madh në 8 vite. Ajo që rrit më shumë në Shqipëri nuk është popullata sipas ligjeve. E rrit varfëria dhe mjerimi. Varfëria dhe mjerimi”, u shpreh Sali Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!