Berisha në ABC: Listat e opozitës, më të mirat të bëra ndonjëherë në historinë e PD-së

schedule12:22 - 18 Mars, 2021

schedule 12:22 - 18 Mars, 2021

Në një intervistë të dhënë për ABC këtë të enjte ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar krijimin e listave të kandidatëve për deputet të opozitës së bashkuar.

Berisha është shprehur se përfshirja në lista e liderëve të partive të tjera është një risi dhe një fitore e sigurtë me 25 prill.

Ndër të tjera lideri historik i Partisë Demokratike ka deklaruar se hartimi i listave të kandidatëve është bërë në standardin më të mirë që ka ndodhur ndonjëherë në PD.

“Ju keni konstatuar se Basha krahas listave po krijon dhe grupin e kordinatorëve për çdo fushë. Kryetari i PD-së ka deklaruar se kabineti i tij do të përbëhet nga personalitete të shquara që nuk kanë mandat por kanë luajtur një rol esencial në lidhje me fitoren e PD-së në këto zgjedhje dhe gjithashtu të gjithë deputetet do të dorëzojnë statusin.

LEXO EDHE: Berisha tregon premtimin më të vështirë si kryeministër: Po i jap dy Ramës, për të mos me e lënë zero

Në të gjithë periudhat listat në mënyrë të ligjshme krijonin debate dhe protesta para selisë. Këto lista janë pritur më mirë se të gjithë listat e tjera të krijuara deri më sot, kjo mendoj unë është meritë e procesit që u ndoq. Pavarësisht vendit në listë secili në qeverinë e ardhshme do të bëjë çdo gjë për të pasur vendin e merituar.

26 prill ato që janë dhe nuk janë në listë do të festojnë fitoren bashkarisht me një fitore të jashtëzzakonshme. Edi Rama i ka orët dhe ditët e numëruara kjo është ajo që do të ndodhë”, ka thënë ish kryeministri. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!