Berisha: Ministra, prokurorë dhe gjyqtarë në përgjime me mafian, policia belge theu kodin e komunikimeve të kriptuara

schedule11:54 - 17 Shkurt, 2022

schedule 11:54 - 17 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë të fortë para Parlamenit duke thënë se gjatë një hetimi të policive të katër shteteve të Bashkimit Europian janë zbuluar lidhje mes qeveritarëve, drejtorëve dhe prokurorëve në Shqipëri me elementë kriminale vendas dhe të huaj.

Berisha i referohet thyerjes së kodit të aplikacionit “Sky”, i posaçëm për komunikime të kriptuara që u bë fillimisht nga policia belge dhe më pas nga policitë e Italisë, Gjermanisë dhe Francës përmes të cilave ata zbuluan lidhjet mes grupeve mafioze.

Lexo edhe: Zbardhet skema, si i pastronin paratë shqiptarët e rrjetit më të madh të kokainës në Europë

Sipas Berishës, në këto komunikime të zbardhura tashmë janë gjetur edhe mesazhe të mafiozëve me politikanë të lartë në Shqipëri.

Kam një kënaqësi të veçantë të i formoj sot shqiptarët se hetimi i fundit i kryer nga disa shtete si Italia, Belgjika, Gjermania dhe Franca janë zbuluar mesazhe të komunikimeve të mafias dhe janë tronditur themelet e narkoshtetit pas pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin banditët shqiptare dhe qeveritarët shqiptarët për komunikimet e fshehta. Ju garantoj se në ato përgjime ka emra ministrash drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish dhe shumë të tjerë dhe e mirëpres si një zhvillim të jashtëzakonshëm në betejen e narkoshtetit”, tha Berisha duke kërkuar ndihmë edhe nga ant-mafia italiane.

Iu bëj thirrje këtyre agjencivce për një hetim tëpavarur siç i bëj thirrje antimafisa italiane në një akt mbështetje dhe ndihme kundër bashkëpunimit transadriatik të mafias, të hetojë me të gjithë potencialet e saj aferën e inceneratorëve në Shqipëri. Në këtë aferë, koka e meduzës është Edi Rama, por që është iu përfshirë në një aferë mafioze edhe Don Agaçoi”, shtoi Berisha.

Çfarë është “SKY”, aplikacioni i mafias për komunikimet e fshehta që u thye nga policia?

Gjithçka nisi pak muaj më parë kur policia belge mori të dhëna se grupet mafioze komunikonin mes tyre përmes një aplikacioni të sofistikuar dhe të pagjurmueshëm nga organet e rendit.

Nëpërmjet këtij aplikacioni ata flisnin për organizimin e trafiqeve, porositjen e vrasjeve dhe gjithçka tjetër mbi aktivitetin e tyre kriminal.

Bëhet fjalë për aplikacionin “Sky ECC”, ku thyerja e të cilit u pasua nga një numër i madh operacionesh duke arrestuar dhjetra anëtarë të grupeve kriminale, ndërsa u kapën edhe sasi të mëdha droge dhe armësh.

Pas thyerjes së kodit të këtij aplikacioni, policia ishte në gjendje të lexonte mesazhet e koduara të dërguara nga trafikantët e dyshuar të drogës për disa vite.  Hetimi shkaktoi një seri arrestimesh spektakolare edhe në mars.  

Sipas mediave belge, policia po vijon ndjekjen duke shkatërruar disa rrjete droge në Belgjikë dhe Europë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!