Berisha: Më kanë vjedhur programin/ Çupi: Shpifje, SPAK duhet ta hetojë. Shtesë e programit të tij për të destabilizuar 11 majin

schedule18:31 - 1 Prill, 2025

schedule 18:31 - 1 Prill, 2025

Gazetari dhe analisti i cështjeve politike, Frrok Cupi komentoi programin ekonomik të PD të cilën e cilësoi si të vjedhur nga tjerë.

Çupi u shpreh se kjo është shpifje dhe se SPAK duhet ta kishte thirrur për të dëshmuar.

“Ka një pjesë serioze kjo çështje që ndodh, është çështje penale pjesa serioze, është krim penal dhe SPAK duhet ta kishte thirrur. Një shpifje publike në një moment politik delikat që ka për efekt cënimin e stabilitetit të kombit, ai është betuar dhe është një shtesë e programit të tij për të destabilizuar 11 majin.

Pjesa qesharake është për komedi dhe sarkazëm. Psikologjikisht vuan nga obsesioni i të voglit, ndeshja midis miut dhe elefantit ku elefanti është PS.”, tha Çupi.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!