Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha luan me “zjarrin” e bojkotit/ Ende asnjë emër të drejtuesve të komisioneve, çon padi në Kushtetuese

schedule15:15 - 23 Shtator, 2025

schedule 15:15 - 23 Shtator, 2025

“Beteja ndaj narkoregjimit hyn në fazë tjetër”

Udhëzimi i Sali Berishës ndaj deputetëve është i qartë, të mërkurën në parlament vetëm për kaos. Madje u kërkoi të marrin shembull Xhelal Mziun, të cilit beteja me grushta i kthehet në tritol në prag të shtëpisë.

“Duke i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë deputetit Mziu, garantoj terroristët se asgjë nuk do të mund të mposhtë qëndrimin e deputetëve të opozitës në betejën e tyre kundër narkoshtetit, kundër kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.”

Doktori la pa sqarim deputetët për emrat e komisioneve parlamentare. Mazhoranca i dha afat deri neser, por doktori po luan me zjarrin e bojkotit. Mesa duket i ka mbetur hatri, pse nuk foli seancën e kaluar. Por për të justifikuar bojkotin, doktori ka çuar ndryshimet e komisioneve në Gjykatën Kushtetuese. (PADIA)

Por në ditën e pajtimit të votave për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, doktori nuk tha asnjë fjalë për Erioj Veliajn.

U tha të tijve, se me Ramën janë barazuar edhe për gjëra të tjera.

“Nuk shkoi dot në Nju Jork. Kishte fiksuar dreka dhe darka që ta dinë shqiptarët me udhëheqës rajonalë, me kryeministra dhe presidentë rajonalë. U anuluan. A janë narkolidhjet apo shkaqe të tjera unë nuk mund të them, por këto të gjitha u anuluan.”

Në fakt Berisha e di përse Rama nuk shkoi në SHBA. Sipas një rregulli protokollar, Presidenti dhe Kryeministri kanë rotacion një herë në dy vjet, në pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Por të paktën e di, vetë New Yorkun mund ta shohë vetëm nga ekrani i televizorit.

Kurse për non gratën po paguan 6 milion dollarë për ta hequr, por kur vjen puna tek çmimet edhe ngatërrohet.

“Çmimin e të cilës e përcaktojnë narkokartelet terroriste shqiptare.”

Në pritje të një sqarimi për vendimet e grupit, Gazment Bardhi refuzoi një deklaratë për mediat. Mesa duket mbetet i trembur nga Diella. Ashtu si me Zegjinenë, duket se kreut kuvendor demokrat nuk u ecën shumë me gratë.

Si i përjashtuar nga gratë dhe parlamenti, takimin e radhës me Diellën nuk e ka më në sallë, tani kërkon divorcin në Gjykatë Kushtetuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!