Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha liron dorën: Falim çdo gjobë! Kreu i PD premton të falë çdo gjobë, nga 1992

schedule15:17 - 23 Prill, 2025

schedule 15:17 - 23 Prill, 2025

Me kalimin e ditëve dhe afrimin e zgjedhjeve, Sali Berisha e liron në maksimum thesin e premtimeve. Ai tashmë po ofron gjithçka falas, nga energjia, tek legalizimet, kreditë, gjobat deri te taksat e rrugëve. Bile cdo gjobë, që nuk fali dot vetë as nga mbretërimi i tij i parë.

“Do të falet çdo gjobë, nga 1992 deri më 11 maj. Në rast se çifti, do ketë fëmijë të tretë, kredia i paguhet nga shteti. Vendosjen e paneleve diellore. Do paguajnë 3 vite si tarifë energjie. Pas 3 vitesh, energji falas. Të gjitha legalizimet, pa përjashtim, do të jenë falas, pa asnjë lekë. Javën e parë të qeverisjes, hiqen të gjitha tarifat rrugore.”Por ndërsa liron taksat, doktori shtrengon drejtësinë. Ai sqaroi gjatë qytetarët, se Reformën do e çojë në Komisionin e Venecias, për të avancuar planin e tij për ta zhbërë.

“Jemi në kontakt me personalitete të shquara, si qeveri do vendosim bashkëpunim me Venecian, e tu japim përgjigje, më të shpejtë të mundshme, të kësaj situate asgjesuese të një të drejte themelore. Kto marrin fund.”

Një qytetar ishte i shqetësuar për një kullë në qendër të Tiranës, e cila e ka emrin Skënderbeu, por për nga forma dikush thote se i ngjason Edi Ramës. Agron Shehaj i ‘Mundesisë’ thotë se do ta shembë, pasi sipas tij as PD nuk e ngacmon pasi ndërtohet edhe nga oligarket e saj. Berisha megjithate premton se do t’i shembë vetëm dy ballkone.

“Do t’ja thyejmë hundën, po , ta ketë të qartë.”

Doktori këtë komunikim në rrjetet sociale e zhvilloi live, madje u kërkoi falje qytetarëve për vonesën. Por tashmë, ai ka edhe një armik të padukshëm shtesë: moshën dhe gafat që ai ben prej saj. Kësaj radhe stafi ishte i kujdesshëm në fshirjen e komenteve të qytetarëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!