Berisha-LaCivita nisin fushatën/ Doktori: Shqipëria madhështore, energji fitoreje

schedule20:41 - 11 Prill, 2025

schedule 20:41 - 11 Prill, 2025

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga PD çeli këtë të premte zyrtarisht fushatën elektorale nga sheshi “Nënë Tereza”.

Ndërsa mbajti fjalën e tij në podium, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, falënderoi demokratët për mbështetjen. Nuk munguan falënderimet as për Chris LaCivita, për të cilin u shpreh se është bashkëarkitekti i rikthimit.

Në fjalën e tij ish-kryeministri nuk i kurseu kritikat për mazhorancën. “Bënë gjithçka që të fshijnë kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar. Bëri gjithçka që ju te mos kishit as emër as flamur. Por ja ku jemi sot me flamurin tonë, më krenar se kurrë me ju. Ja ku jemi sot të bashkuar si asnjëherë. Ja ku jemi sot të ngritur si feniksi nga hiri për të shkuar drejt fitores”, tha Berisha.

Ish-kryeministri nënvizoi dhe e vlerësoi këtë miting si një “mundësi e re” për Shqipërinë dhe për të rikthyer sipas tij projektin e ëndrrave më të bukura.

“12 vite ishin vite të rënda për çdo shqiptar. Sot një në dy familje nuk ka një fëmijë në vatrën e vet, por e ka në rrugët e botës. Sot mijëra të sëmurë mbetet në mëshirë”, u shpreh ai, duke shtuar se Sot Shqipëria pret me padurim projektin e Shqipërisë Madhështore”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!