Berisha kundër reformës në drejtësi/ Pas fitores së Trump “mpreh” shigjetat, jo vetëm kundër SPAK

schedule12:15 - 11 Nëntor, 2024

schedule 12:15 - 11 Nëntor, 2024

TIRANË- Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka intensifikuar sulimin e Sali Berishës jo thjesht ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, por ndaj reformës në drejtësi.

Nga Ballkoni i katit të tetë, ku vuan izolimin për çështjen “Partizani” kreu i PD-së ashpërsoi tonet ndaj SPAK, që sipas tij dënon opozitën. Madje, e quan reformë të Soros dhe Ramws.

“Ftoj sot shqiptarët t’i shtrojnë pyetjen vetes: çfarë krimi ka kryer Ervin Salianji që ndodhet në burg, në qeli. Me gjithë këtë shërbim, sot në vend të një dekorate për shërbimet që i bëri vendit, ai është në qelitë e burgut Fier për një vepër penale që nuk e ka kryer kurrë, për një akt kriminal që nuk e ka kryer kurrë nga një drejtësi kriminale që instaloi në Shqipëri Edi Rama me Xhorxh Sorosin dhe mafien e tij ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Aspak i rezervuar nuk nuk tregohet me Altin Dumanin.

“Nga Alen Bragët, Letisja Xhonsonit e Xhorxh Sorosit në Tiranë. Nga kjo farë e poshtër e shpifur që s’kanë ligje e as Kushtetutë”, pohoi Berisha.

Si Ilir Meta në liri, edhe Berisha shigjeton me epitete Dumanin, ndërsa përmend mbështetjen amerikane të drejtësisë së re.

“Nga këta mjeranë si Altin Dumani, mercenarë që mburren korridoreve se janë prokurori amerikan. Amerikan, por je i Xhorxh Sorosit o horr, o llum!”,  tha ai.

Por Berisha siç duket me shpresën e fitores së Trumpit,  shprehet i bindur se çdo gjë do të marrë fund, edhe për padrejtësinë që bën kreu i SPAK.

“Ku do shkosh ti që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendit mik dhe aleat shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të luftuar opozitën? Drejtësia vonon, por nuk harron! E vërteta vonon, por fytyra juaj, karakteri juaj do të dalë në dritë”, u shpreh Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!