Berisha: Kuksianët e detyruan Ramën të dilte nga dera e pasme

schedule12:03 - 12 Prill, 2018

schedule 12:03 - 12 Prill, 2018

Kryetari i Kuvendit e votoi rendin e ditës, në kushtet kur deputetët e opozitës vijonin të të mbanin të bllokuar foltoren për të penguar zhvillimin e seancës. Në mbarim të seancës, ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar për mediat sjelljen e opozitës në kuvend. Sipas tij deputetët kanë përcjellë revoltën e qytetarëve të arrestuar të Kukësit në kuvend.

“Kam vetëm dy fjalë, një përshendetje për ata që po çojnë peshën e revoltës në gjithë Shqipërinë. Sot nxorrën Ramën nga parlamenti nga dera e pasme, kuksianët, dibranët e të gjithë  veriorët e dinë se çdo të thotë të largohesh nga dera e pasme e shtëpisë apo dera e nevojtores. Shkoi atje ku e meriton”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!