Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha, thirrje të hapur për luftë/ Kërkon sulm ndaj selive të PS! Balla: Drejtësia të hetojë

schedule15:17 - 21 Shkurt, 2026

schedule 15:17 - 21 Shkurt, 2026

“Me qëllim që territori i xhamisë të mos përfshihet nga asnjë lloj përballje, forcat e kryengritësve të armatosur devijuan në rrugën tjetër, në krah të kundërt”

U duk si një lapsus frojdjan. Por mesa duket, e ka seriozisht. Pa kaluar 24 orë nga kjo deklaratë, që klasifikohet si përpjekje për grusht shteti, Sali Berisha e zyrtarizoi qëndrimin e tij antikushtetues.

Pas një proteste të dobët në numra, por të larmishme në dhunën që nuk kurseu as xhamitë me besimtarë, i bëri ftesë për luftë grupeve të tij të zjarrit, kur kërkoi mobilizimin e tyre për të sulmuar selitë e Partisë Socialiste në mbarë vendin.



“U kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit. Por në qoftë se ju sulmoni selinë e PD, PD do u përpiqet ju ashtu siç e meritoni”, tha Sali Berisha, kryetar i PD-së.

Nuk vonoi reagimi nga selia rozë. Kreu i grupit kuvendor, Taulant Balla, i bëri thirrje drejtësisë që të hetojë veprat penale të konsumuara nga Berisha.”Thirrja publike për kryerjen e veprave penale, thirrja për dhunë, nxitja e urrejtjes dhe e përçarjes, goditjet që shkojnë deri në tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë së shtetit, goditjet për shkak të detyrës, përfshirja e të miturve në krim janë vepra penale të dukshme. I takon organeve kompetente t’i vlerësojnë.”, theksoi Balla

Ndërsa për kolegët demokratë kishte vetëm një mesazh:”Mos e merrni veten në qafë nga urdhrat e një plaku matuf, i cili për prapanicën e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike. Tropoja, për shembull, e ka vuajtur dhe vazhdon ti vuajë thirrjet dhe porositë e tij”, tha ai.

Sali Berisha e quajti sulm erën e fortë dje pasdite, që solli aromë gazi lotsjellës në oborrin e PD, ku ai rrinte vetëm, ndërsa të tijtë hidhnin molotove mbi flamujt kombëtarë në dyert e institucioneve, policinë, kuvendin, bile edhe xhaminë e Namazgjasë, aty ku besimtarët myslimanë po falnin namazin e teravive në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Thirrjet e Berishës tashmë janë përtej shkeljes së ligjit. Kreu i PD po sfidon kushtetutën. Në këtë pikë, organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese po përballen me spiralen e re të dhunës së Sali Berishës, që duket se nuk ka ndryshuar që prej vitit 1997.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!