Berisha kërkon rikonfirmimin/ Foltorja mbledh Kuvendin, zgjedh kreun e grupit pa vulë

schedule11:24 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 11:24 - 2 Dhjetor, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha mbledhin sot Kuvendin Kombëtar. Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në këtë takim ai shihet i shoqëruar nga vajza e tij, Ardita Berisha.

“Pasi humben zgjedhjet lokali kryetari që ka udhëhequr betejën do të duhet të rikonfirmohet. Rikonfirmimi i sotëm është edhe pika kryesore e këtij organizimi”, raportoi për ABC gazetarja Erneta Shevroja.

Po ashtu në fokus pritet të jetë edhe aksioni opozitar, pasi nga ana e ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur edhe paralajmërime për nisjen e një mosbindjeje civile. Grupimi i Gazment Bardhit nuk merr pjesë në këtë takim.

/abcnews.al/