Berisha: Kemi një armik më të madh se ai i  para viteve ’90,  PD-ja më e fuqishme se kurrë

schedule12:10 - 15 Janar, 2022

schedule 12:10 - 15 Janar, 2022

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka qenë në Lezhë në ceremoninë e 30 vjetorit të themelimit të degës në këtë qytet.

Berisha nga Lezha është shprehur se sot ndryshe nga diktatori armiku është më i madh pasi mendon se mund të mbajë peng pluralizmin politik siç ka mbajtur Lulzim Bravën.

Ndër të tjera ai është shprehur se shpërngulja dhe ikja e të rinjve është kthyer në trend vitet e fundit, pasi për to nuk ka më shpresë, dhe nëse do të kthejmë kokën do të shikojmë se dhjetëra fshatra në jug të vendit janë bosh.

Njëlloj si lulet që celin para syve tuaj filluan të mbijnë në të katër anët e vendit përpjekje tuaja dhe të shqiptarëve të lirë për një jetë ndryshe. Filluan të krijohen bizneset e vogla dhe kushdo që e shikoj grafikun që e nxjerr grupi i Edi Ramës shqiptarët nuk po largoheshin më dhe kishte shpresë. Kishte shumë pak para dhe mallra në treg, shumë varfëri por lindi shpresa dhe çdo vit të ardhurat u dyfishuan.

Sot kemi një armik shumë të rrezikshëm, më shumë se ai që ishte para viteve ’90. Ai ishte një diktator që kishte urdhëruar vrasje politike dhe vriste të rinj në kufi dhe i zvarrite nëpër qyteteve, por ai e kuptoi se nuk mund që të dilte përballë sfidës  së pluralizmit. Ndërsa sot kemi një armik më të madh, ku kreu i meduzës mendon se do të mbajë peng pluralizmin siç mban Lulzim Bravën. Mendon se mund të përzërë nga Shqipëria të rinjtë e këtij vendi. Jugu i vendit është shpërngulur, janë dhjetëra fshatra pa banorë.

https://www.youtube.com/watch?v=oFgO-1jm98I

Sot ka një qeveri që si një lubi e pangopur vetëm vjedh, ku ndërtimi i një kilometri rrugë me paratë e tuaja kushton 8 herë më shumë, ndryshe nga ajo që financohet nga bankat e huaja. A mund të imagjinoni jnu një kryeministër që në 7 muaj fluturon 27 herë me avion, duke shpenzuar pafund, sepse ju ju konsideron qenie inekzistente dhe veten një bajloz. A mund të imagjinoni një qeveri që shpërdoron në tetë vite 8.2 miliardë vite”, ka thënë Berisha.

Ndër të tjera nga Lezha ish kreu i demokratëve është shprehur se PD-ja është më e fuqishme se kurrë dhe në misionin e saj për rikthimin e votës së lirë, ndërsa në PS kjo e drejtë që në 2009 nuk është ushtruar më.

Qëllimi ynë është përmbysja e narko-shtetit dhe dërgimi i vendit në zgjedhje të lira. PD-ja sot është më e fuqishme se kurrë, ne jemi në misionin për të kthyer votën e lirë te shqiptarët. PS-ja nga 2009 deri më sot nuk ka votuar asnjëherë, në atë parti skam ë votim por i zgjedh kryetari si tufë kush do jetë ministër e kush jo dhe shumica i merr vesh nga media. Ku u katandis partia tjetër në raport me votën? E patë të gjithë”, është shprehur ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!