Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha karagjoz i rrëshkitur”/ Rama në qarkun Kukës: Ai shan ambasadoren amerikane si laxore

schedule18:41 - 4 Maj, 2023

schedule 18:41 - 4 Maj, 2023

Edi Rama zhvilloi sot një mitting në qarkun Kukës duke kërkuar ta mundë Berishën edhe në vendlindjen e tij.

Kryeministri e quajti paraardhësin e tij një karagjoz rrugësh, që flet për ambasadoren amerikane si një laxore. PS premton të zhvillojë qarkun, nëse merr votën për drejtimin e 3 bashkive që kanë prirje të forta djathtas.

“Nëse duan që Tropoja, edhe këto rrugë që ka, të fillojnë dhe t’ia hajnë qentë dhe të kthehet mbrapa, të kthehen mbrapa aty ku ishin, por nuk ua ka fajin as Edi Rama pastaj dhe as Partia Socialiste, ua ka fajin zorra qorre dhe koka e vet, që nuk e di se pse i ka ngelur ora në të shkuarën. Unë e kuptoj edhe atë, jo e kemi nga fshati jonë, jo e kemi bacën tonë, jo e kemi vocin tonë, por like floririn çfarë e kanë këta në Tropojë, se nuk e di? Se atje do çohen në mëngjes, do shkojnë të votojnë dhe te fleta e votimit, baca nuk është. Del vërdallë nëpër Shqipëri, më jepni votën, shkojnë njerëzit të votojnë, nuk është në fletën e votimit.

Si i bëhet? Keni parë në histori ndonjëherë të zgjedhjeve në botë, që njeriut të dalë rrugëve të thotë dua votën, kur shkon të votosh nuk e ke te fleta e votimit? Ja, kështu u katandis kjo punë. Do çohen demokratët e Tropojës, do marrin rrugën te kutia e votimit, bashkë fitojmë, Like floriri. Ka degjenerim më të madh? Ka turp më të madh, për ata që i thonë vetes jam demokrat, jam i djathtë, nuk dua t’i shoh me sy ata të tjerët. A ka turp më të madh?”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!