Juristja Brizida Gjikondi, në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se koha e Sali Berishës ka përfunduar. Ndërkohë që komentoi vizitën e doktorit në Bruksel, ku shtoi se retorika e tij është thjesht dinake. Sa i takon kritikave që Berisha bën për reformën në drejtësi, i cilëson si të pabaza dhe jo të mirëqëna, duke marrë parasysh që reforma në drejtësi është një ndër pikat kyçe të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Sipas saj kjo formë e Berishës e të bërit politikë, jo vetëm që nuk i jep vota, por në një mënyrë apo një tjetër ai po punon çdo ditë për fitoren e Edi Ramës.
“Dekriminalizimi ka qenë i krahut të Bashës, madje Basha kërkoi edhe ‘vettingun’ e politikanëve, por që nuk u realizua. Mund të duket edhe si çudi apo ironi, por Berisha çdo ditë po punon për fitoren e Edi Ramës. Fjalimi i Berishës sot duke goditur gjithë gjyqtarët, ‘vettingun’ dhe reformën në drejtësi është komplet një gjë që çon ujë direkt në mullirin e Edi Ramës. Reforma në drejtësi që është një prej formave më të mbrojtura edhe Bashkimi Europian, që e mbështesin ndërkombëtarët dhe është një prej pikave kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian tregon që Berisha është dinak në mënyrën se si trajton tezat e tij dhe politikën që bën. Është një person që ka kapitulluar. Ai e di shumë mirë që populli mbështet reformat në drejtësi. E gjitha është retorika që atij nuk i çon fare vota. Unë mendoj që Berisha nuk e di se ku e ka pasur Rama me derë, por po punon për Edi Ramën”, tha Gjikondi./abcnews.al

